Ul çiftet
Dy letra me të njëjtën vlerë dalin nga dora jote.

Lojë me çifte
Lojë me çifte · E gatshme tani
Bëj çifte me letrat dhe mos të të zërë me mbretin maç.
Falas · Një nga lojërat brenda Magus Play
Derri Maç është loja shqiptare e çifteve: një lojë me letra për katër lojtarë, me çifte, fat dhe pak bllof. Derri maç i thonë mbretit maç, dhe këtu është e vetmja letër që s’e do askush.
Nga pakoja hiqen tre mbretërit e tjerë, kështu që çdo letër e ka çiftin, përveç mbretit maç. Ndahen të 49 letrat dhe çiftet e tua dalin vetë nga dora. Kur të vjen radha, merr një letër, pa e parë, nga lojtari para teje. Nëse bën çift, çifti shkon në mes të tavolinës. Lëvizi letrat dhe nxirre njërën pak jashtë për të joshur lojtarin tjetër. Mund të jetë derri, ose jo.
Kush mbetet pa letra ka shpëtuar. Kush mbetet me derrin maç në dorë e humb dorën dhe merr një derr. Një lojë ka 5 duar dhe fiton kush ka më pak derra.
Luaj online në një lojë të shpejtë, ose hap një tavolinë për miqtë dhe ndaj kodin ose lidhjen e ftesës: lojtarët virtualë zënë çdo vend bosh. Ose luaj offline, kur të duash, kundër lojtarëve virtualë. Derri Maç është në aplikacionin Magus Play, bashkë me Peskac dhe Murlan.
Versioni i shkurtër. Aplikacioni ka rregullat e plota, me shembuj.
Dy letra me të njëjtën vlerë dalin nga dora jote.
Merr një letër, pa e parë, nga lojtari pranë teje.
Nuk ka çift. Kush mbetet me të në dorë humbet.